Siguri

Kina “pushtoi” përkohësisht internetin!

Publikuar , 18 Nëntor 2010
0
Kina “pushtoi” përkohësisht internetin!

Raporti, i hartuar nga Komisioni Analizues i Sigurisë dhe Ekonomisë së Shteteve të Bashkuara – Kinës, vëri në pah se ofruesit i shërbimeve të internetit, IDC China Telecomunications, ka transmetuar  drejtim të gabuar të trafikut të internetit për 18 minuta me datën 8 prill. Ky informacion ishte ritransmetuar nga China Telecommunications (që është pronë shtetërore e Kinës), duke detyruar në mënyrë efektive, që të  dhënat nga SHBA-ja dhe shtetet tjera të kalojnë përmes serverëve kompjuterik të Kinës. Një episod e ngjashme tërhoqi më pak vëmendje në muajin Mars.  

Raporti theksoi se lëvizja ka prekur të dhënat që udhëtojnë edhe prej rrjeteve ushtarake e edhe prej atyre qeveritare të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë informata nga Senati, Ushtria, Navy, Marina Detare, Forcat Ajrore, zyra e sekretarit të mbrojtjes, NASA, Administrata e Atmosferës, kompani të ndryshme Amerikane, etj.

Incidentet, që ishin raportuar vetëm kur ndodhën, nuk u shpjeguan asnjëherë, megjithëse inxhinierët Kinez thanë se gabimet në drejtim të trafikut ishin aksidentale.

Komisioni tha se nuk ka dëshmi që drejtimi i gabuar ishte i qëllimshëm. “Dëshmitë në lidhje me këtë incident nuk qartësojnë nëse ishte përgatitur qëllimisht dhe nëse është kështu, cilat kanë qenë arsyet” thuhet në raport. “Megjithatë, hulumtuesit e sigurisë kompjuterike kanë theksuar se aftësia mund t’iu mundësojë aktivitetet me pasoja të rënda”. Komisioni me 12 anëtarë është themeluar në vitin 2000 për të dërguar një raport vjetor në Kongres rreth implikimeve të sigurisë nacionale të marrëdhënieve ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kinën.

Inxhinierët kompjuterik amerikan që janë takuar me teknikët Kinez që vizituan Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë kohë, thanë se nuk besojnë që Kina u ka dhënë atyre një përshkrim të plotë të asaj që ka ndodhur.

LEXO EDHE:  Gjermania ndalon përdorimin e Office 365 në shkolla për shkak të privatësisë

Gjersa të dhënat e ndjeshme si e-mail dhe transaksionet komerciale ishin në përgjithësi të enkriptuara para se të transmetoheshin, qeveria Kineze mban një kopje të çelësit master të enkriptimit, dhe ka pasur spekulime se Kina mund ta ketë përdorur atë për të thyer enkriptimin në disa raste të trafikut të internetit të drejtuar gabimisht.

Gjithashtu ka pasur spekulime se ridrejtimit mund të ketë qenë një test i një cyber-arme që mund të përdoret për të penguar internetin gjatë një krize apo një lufte.

Por për cilëndo teori nuk ka pasur dëshmi të prezantuara për t’i mbrojtur ato, dhe ekspertët teknik Kinez kanë refuzuar sugjerimin se ndryshimet në drejtimin e trafikut ishin të qëllimshme.

“Rrjedha e informatave të uebit kontrollohet nga SHBA-ja, kurse Kina mban një branch linjë të trafikut të përgjithshëm të internetit” tha Lu Benfu, drejtor i Qendrës Hulumtuese për Zhvillimin e Internetit pranë Akademisë Kineze të Shkencave. “Pra këto lloj akuzash janë teknikisht të pamundura” përfundoi ai në një ueb faqe të Global Times, një gazetë që është pronë shtetërore. /pcworld.al

Lajmet e fundit>