Harduer

Kindle Fire, tableti numër 2 në treg

Publikuar , 02 Dhjetor 2011
0
Kindle Fire, tableti numër 2 në treg

iSuppli parashikoi që Amazon do të shes 3.9 milionë Kindle Fire në tre muajt e fundit të vitit 2011 për të siguruar 13.8% të tregut. Apple do të arrijë të mbajë kryesimin tek tabletët, duke shitur 18.6 milionë pajisje iPad gjatë çerekut të katërt, duke siguruar kështu 65.6% të tregut.

Derisa ky projektim nuk e vendos tabletin Kindle Fire ndokund afër iPad, ky tablet ka arritur që të krijojë një kryesim të vetin ndaj tabletëve të tjerë të cilët gjithashtu janë sfidues të ipad. Tableti më i afërt me Fire është Samsung Galaxy Tab; iSuppli parashikoi që Samsung do të shesë 1.4 milionë tabletë për 4.8% të tregut deri në fund të këtij viti.

Një raport i fundit nga Changewave gjithashtu tregoi që në vend se të vidhet nga iPad, Kindle Fire është duke e gëlltitur tregun e tabletëve të tjerë të prodhuar, përveç iPadit.

Një raport i fundit nga Digitimes vërtetoi vlerësimin e iSuppli. Digitimes gjatë të premtes tha që “vëzhguesit e industrisë” ishin duke raportuar shitje të 3-4 milionë Kindle Fire nga Quanta, që është furnizues me pajisje të Amazon në Kinë, që pritet të arrijë një rekord prej 5 milionë sosh deri në fund të dhjetorit të këtij viti, apo fillimin e janarit të vitit të ardhshëm.

iSuppli tha që në fund të vitit 2011, shitjet e tabletëve do të arrijnë 64.7 milionë njësi të shitura, që paraqet një ngritje prej 60 milionë sosh, në krahasim me numrin e tyre gjatë muajit gusht. Kjo paraqite një ngritje prej 273% në krahasim me vitin 2010, kur 17.4 milionë tabletë ishin ngarkuar. Tregu do të vazhdojë rrugën e rritjes, tha iSuppli, duke arritur kështu 287.2 milionë ngarkime në 2015-tën.

LEXO EDHE:  Huawei i përgjigjet bllokimit të Android

Amazon ende ka mbetur që të paraqesë numra zyrtarë dhe duke e parë që kjo ndërmarrje nuk ka treguar për numrin e lexuesve elektronikë Kindle të shitur, mund edhe të kalojë një kohë përpara se të pranohen të dhënat./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>