Analiza

Kinect arrin në 10 milion njësi të shitura

Publikuar , 09 Mars 2011
0
Kinect arrin në 10 milion njësi të shitura

Përveç kësaj Microsoft ka theksuar se deri tani janë shitur më shumë se 10 milion lojëra për këtë sistem shtesë të argëtimit në konzolën tuaj Kinect. Shifrat për shitjet globale sipas një zëdhënëse të kompanisë janë përpiluar duke përfshirë të dhëna deri në fund të muajit shkurt.

Qysh prej lansimit, Kinect – që u mundëson lojtarëve të kontrollojnë lojën në ekran vetëm përmes lëvizjes së trupit të tyre – ka tejkaluar parashikimet. Microsoft ka pritur që të shes 5 milion njësi deri në fund të vitit 2010, kurse në CES 2011 vet Steve Ballmer shpalosi se janë shitur më shumë se 8 milion njësi deri në fund të vitit të kaluar.

Kinect shitet në treg për një çmim prej 149.99 dollarë, ndërsa mund të blihet edhe si pako e plotë me Xbox 360, për një çmim prej 299,99 dollarë ose 399,99 dollarë, varësisht prej hapësirës magazinuese të konzolës.

Suksesi i Kinect ka lënë vërtetë nën hije shtojcën e Sony, Playstation Move, që është lansuar në muajin shtator. Analistët kanë parashikuar se Sony ka shitur r rreth 3 milion Playstation Move gjatë vitit 2010, ndërsa në përgjithësi kanë notuar dobët rezultatet e shitjes.

Në nivel të ngjashëm analistët kanë folur edhe për Nintendo Wii. Edhe pse në shitje ajo ende udhëheq para Xbox 360 dhe Playstation 3, analistët thonë se “kërkesa e tregut” për të po shënon rënie dhe ajo do të vazhdojë të vërehet edhe më tej. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ja sesi Huawei ishte përpjekur të shitej tek Motorola për 7.5 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>