Analiza

Kinect shet 2.5 milion njësi në muajin e parë

Publikuar , 30 Nëntor 2010
0
Kinect shet 2.5 milion njësi në muajin e parë

Microsoft Kinect është shitur në më shumë se 2.5 milion njësi brenda më pak se një muaji, dhe këtë e ka konfirmuar edhe Microsoft përmes një komunikate për media të lëshuar gjatë ditës së hënë.  Kjo është gati dyfish shitje më e shpejtë sesa rivali Sony Move, që ka shitur vetëm 1 milion njësi në muajin e parë të paraqitjes në treg. E gjithashtu kjo shifër është arritur edhe më shpejtë sesa shitja e Apple iPad, që ka arritur në 2 milion njësi të shitura në dy muajt e parë.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se mund të parashikojmë deri në atë masë që të themi se Kinect do të jetë pajisja elektronike me shitjen më të shpejtë deri më sot – apo do të jetë dhurata më e kërkuar e vitit. Në fund të fundit, shitjet e muajit të parë të Microsoft janë iniciuar nga shitjet e “Black FridaY’, të cilën gjë nuk kanë mundur ta arrijë as Sony e as Apple, të cilët nuk patën produkte për të shfaqur në shitje gjatë vikendit më të madh të shopingut të këtij viti.

Microsoft gjithashtu ka bërë të qartë se “Black Friday” ka ndikuar në rezultatet e shitjes, por kjo nuk i ka ndaluar ata që të parashikojnë se 5 milion njësi Kinect do të shiten gjatë festave të fundvitit. Por natyrisht pyetja e vërtetë që mbetet është nëse, Microsoft do të mund të arrijë apo jo të zënien e hapit me 2.5 milion njësi të shitura në muaj, pasi që në anën tjetër dihet se iPad në kategorinë e vet të shitjes si produkt, ka mbajtur një nivel të shitjes së 4.5 milion njësive për çdo çerek, prej se është i pranishëm në treg.

LEXO EDHE:  Përdorimi i Marketingut Digjital në përgjithësi dhe Rrjeteve Sociale në veçanti

Microsoft Kinect siç e dini nuk është një pajisje në veti, por një shtojcë ndaj konzolës Xbox 360 të Microsoft. Kincet në fakt është një sensor që iu mundëson lojtarëve të përdorin trupin e tyre (dhe zërin) si mënyra kontrollimi për lojëra – dhe për dalim prej Nintendo Wii dhe Sony Move, Kinect nuk ka nevojë për kontrollor apo pajisje shtesë të dorës në mënyrë që të përcjellë lëvizjet e lojtarëve. /pcworld.al

Lajmet e fundit>