Lajmet

Kinemaja Imperial me teknologji 3D

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Kinemaja Imperial me teknologji 3D

Qysh prej se u bë e ditur që kinemaja më e njohur në Shqipëri, Imperial do të bëjë shfaqjen e ndeshjes finale të Kampionatit botëror mes Spanjës dhe Holandës në teknologji 3D, të gjitha biletat janë shitur dhe atë me një çmim të arsyeshëm prej 1.000 lek.

Para kësaj ndeshjeje kjo kinema kishte shfaqur në 3D edhe ndeshjen për vendin e tretë mes Gjermanisë dhe Uruguajit, dhe të pranishmit në sallë kishin arritur që përmes teknologjisë 3D të shijojnë në maksimum emocionet nga kampionati botëror.

Kjo teknologji që është vendosur në kinemanë Imperial e bënë Shqipërinë një prej 25 shteteve tjera në botë që kanë këtë teknologji. Përmes kësaj teknologjie pritet që në Shqipëri të arrijnë filmat më të ri që transmetohen në 3D anembanë botës, dhe padyshim që Avatar në 3D do të jenë njëri nga këta filma.

LEXO EDHE:  6 telefonët me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Lajmet e fundit>