Harduer

Kingston DataTraveler 310 me kapacitet prej 256 GB

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
Kingston DataTraveler 310 me kapacitet prej 256 GB

Në rast se ju pyesni vetën sa gjëra mund ti vendosni në 256 GB, atëherë mund t’ju themi se janë diku rreth 356 CD, 54 DVD apo 51.000 imazhe (me rezolucion të lartë) që mund të vendosen në këtë USB. Me një fjalë shumë e shumë gjëra.

DataTraveler 310 do të jetë zëvendësim i 256 GB DataTraveler 300, që ishte shpalosur në korrik të vitit 2009 në regjionet e Azisë, Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Kjo padyshim që do të sjellë edhe një luftë të radhës për tipat që dëshirojnë numra më të mëdhenj në produktet e tyre.

DataTraveler 310 veçohet edhe me softuerin e Kingston-it, Password Traveler, që lejon që përdoruesi të krijojë dhe t’i qaset një zone private të mbrojtur me fjalëkalim. Zona e sigurt e kësaj njësie mund të jetë 90 përqind e kapacitetit të njësisë dhe nuk kërkon të drejtë të administratorit.

Në bazë të të dhënave të para që ekzistojnë për këtë USB është thënë se do të veçohet me ratë trasfneri prej 25 MB për sekondë (lexim) dhe 12 MB për sekondë (shënim), por gjasat që ju t’i sprovoni këto shpejtësi janë shumë të vogla, për shkak se kjo USB ka një çmim astronomik prej 820 euro.

LEXO EDHE:  AMD prezanton procesorin e parë në botë për video lojërat me 16 bërthama

Lajmet e fundit>