Harduer

Kirin 990 5G është përgjigja e Huawei ndaj procesorëve të Samsung dhe Qualcomm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shtator 2019
0
Sot në Panairin Teknologjik IFA 2019, Huawei prezantoi Kirin 990 5G dhe e quan procesorin e parë 5G në industri. Kirin 990 5G është përgjigja e Huawei ndaj procesorëve të Samsung dhe Qualcomm

Pak ditë më parë Samsung prezantoi Exynos 980, procesorin e parë të kompanisë me një modem 5G të integruar.

Në Shkurt Qualcomm gjithashtu ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një platformë mobile me 5G të integruar.

Sot në Panairin Teknologjik IFA 2019, Huawei prezantoi Kirin 990 5G dhe e quan procesorin e parë 5G në industri. Çipi i ri vjen me teknologjinë radio e cila do të përgatisë një mori pajisjesh për standardin e të ardhmes edhe pse Huawei ende nuk ofron mbështetje për mmWave.

Çipet e kaluara 5G kishin nevojë për modem më vete. Qualcomm Snapdragon 855 përshembull është kompatibël me modemin 5G X50, por kishte të integruar një model LTE X24.

Por kjo garë në 5G nuk do të kishte kuptim derisa më shumë rrjete dhe pajisje të ishin gjerësisht të disponueshme edhe pse ky fakt nuk po i ndalon kompanitë të bëjnë deklarata.

Kirin 990 5G është një çip 7-nanometër me tetë bërthama dhe ka 10.3 miliardë tranzistorë.

Përdor dy bërthama të mëdha, dy të mesme dhe katër të vogla për të optimizuar punën me disa aplikacione njëherazi me shpejtësi 2.86Ghz, 2.36Ghz dhe 1.95Ghz respektivisht.

990 5G gjithashtu ka një kartë grafike me 16-bërthama Mali G76 duke ofruar mjaftueshëm fuqi për video lojërat.

Por Huaweikërkon vëmendje në 5G dhe Inteligjencën Artificiale. Kompania thotë se Kirin 990 5G mund të arrijë shpejtësi deri në 2.3Gbps në shkarkim dhe 1.25Gbps në ngarkim.

Për krahasim, modemi 5G Snapdragon X55 mund të arrijë deri në 7Gbps sepse Qualcomm mbështet teknologjinë mmWave dhe Huawei jo. Qualcomm ende nuk ka prezantuar një procesor me 5G të integruar.

LEXO EDHE:  T-Series, kanali i parë në YouTube me 100 milionë abonentë

Procesori neural i Kirin 990 5G mund të përdoret për detyra si njohje të zërit dhe fytyrës. Prcoesori gjithashtu përfshin një procesor imazhesh të gjeneratës së 5-të.

Kirin 990 5G pritet të shfaqet në flagshipin e ardhshëm të kompanisë dhe derisa ta shohim në një pajisje të vërtetë do të jetë e vështirë të shihen përfitimet e tij. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>