Blog

Kirurgu David Nott: Hakimi çoi në sulmin ajror të Sirisë

Mar 22 2018
0 Shpërndarje
Sulmi ajror në vitin 2016 shkaktoi një goditje të drejtpërdrejtë në sallën operative të spitalit M10, duke çuar në vdekjen e dy pacientëve.Më pas spitali u mbyll përgjithmonë. Kirurgu David Nott: Hakimi çoi në sulmin ajror të Sirisë

Një kirurg britanik, i cili ndihmoi mjekët sirianë nëpëmjet  internetit, ka deklaruar se dyshon se kompjuteri i tij është hakuar, duke çuar në një goditje ajrore në një spital. David Nott, i cili ka kryer operacione në zona të ndryshme lufte, ndihmoi kolegët e tij sirianë, në vetëm një rast,  gjatë një operacioni, nëpërmjet Skype dhe WhatsApp.

Operacioni 2016 u transmetua më vonë nga programi i lajmeve të BBC-së. Javë më pas, spitali i Aleppo u godit nga një bombë “bunker buster”. Dr Nott mendon se hakerat ishin në gjendje të zbulonin vendndodhjen e spitalit nëpërmjet kompjuterit të tij.

Gazetari John Sweeney ka shkruar në Twitter: “A ka qënë reportazhi i transmetuar nga BBC shkaku i sulmit të spitalit të Aleppos nga bombat ruse / siriane? Nëse ka qënë kështu, atëherë kemi të bëjmë me një akt çnjerëzor”.

Në një deklaratë, BBC deklaroi se bombardimi i spitalit M10 në Aleppo ishte një tragjedi, por se nuk ka asnjë provë që tregon se sulmi ishte i lidhur me raportimin e gazetës Nightnight apo mediave të tjera në lidhje me punën e David Nott dhe mjekëve në spital.

“Spitali ishte vënë në shënjestër shumë herë para raportimit tonë dhe sugjerimi i një lidhjeje të tillë mbetet spekulativ.”

Sulmi ajror në vitin 2016 shkaktoi një goditje të drejtpërdrejtë në sallën operative të spitalit M10, duke çuar në vdekjen e dy pacientëve. Më pas spitali u mbyll përgjithmonë.

Dr Nott ka thënë se,do të ndjekë  këshillat e njerëzve  që punojnë në zonat e luftës, duke mos ofruar më  ndihmë nëpërmjet internetit për kirurgët.

“Është një krim kundër njerëzimit që nuk mund ta ndihmoni dot një doktor në një vend tjetër të  botës të kryejë një operacion”,tha ai. Spitali ishte bombarduar më parë 17 herë, por Dr Nott ka thënë se mendon se  goditja drejtpërdrejtë në sallën e operacionit ka ardhur si pasojë e hakimit të kompjuterit të tij.

Matthew Hickey i kompanisë së sigurisë në internet “Hacker House” vuri në dukje se kishte shumë mënyra të tjera me të cilat një agresor mund të kishte spiunuar spitalin.“Pa u analizuar  pajisjet kompjuterike të përdorura nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”,  tha ai për BBC.

Teknologjia si një rrjet privat virtual – që përdor serverat e një pale të tretë për qasje private në internet – dhe laptopë të sigurt  teorikisht mund të bëjnë të mundur që të tilla operacione të realizohen sërish,pa pasur frikën e ndonjë sulmi të mundshëm. Z. Hickey shtoi se të gjithë  duhet të mësohen me faktin se krijimi i një zgjidhje më të sigurt,do të përbënte një avantazh për këtë lloj pune. /PCWorld Albanian

Tags >

siri
Lajmet e fundit>