Biznes

Kjo është makina e parë elektrike për masat që do të vijë në Evropë

Publikuar , 22 Janar 2019
0
Debutimi në Evropë vjen në një moment kritik për Tesla e cila sapo largoi 7% të fuqisë punëtore. Kjo është makina e parë elektrike për masat që do të vijë në Evropë

Tesla do të fillojë shitjet e Modelit 3 me bateri për distanca të gjata në Evropë gjatë muajit Shkurt tha kompania.

Dritën jeshile kompania e mori nga autoritetet Belge. Që do të thotë se makinat mund ti shesë të mbarë vendet anëtare pa marrë aprovimin e tyre.

Debutimi në Evropë vjen në një moment kritik për Tesla e cila sapo largoi 7% të fuqisë punëtore.

Elon Musk tha se largimet nga puna bëhen për të rritur prodhimin e Model 3.

Ai vuri theksin tek rëndësia e shitjet së modeleve me kosto të ulët në shumë tregje.

Tesla synon të thyejë akullin dhe të nisë një adoptim në masë të makinave elektrike me Modelin 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kodet e huaja telefonike ende operojnë në Kosovë

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>