Lajmet

Kjo është menuja e re Start që do të vijë në Windows 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Korrik 2019
0
Ndryshimet mund ti shikoni në videon e publikuar nga Windows Central por dizajni i menusë nuk është i përfunduar që do thotë se nuk është punuar për publikun. Kjo është menuja e re Start që do të vijë në Windows 10

Sot Microsoft gabimisht zbuloi atë që mund të jetë një menu Start e re në Windows. Kompania aksidentalisht ndau një ndërtim të brendshëm të Windows 10-ës me Programin Insider raportoi Windows Central.

Ndryshimi më i madh i këtij ndërtimi është menuja Start e ridizajnuar e cila heq titujt e aplikacioneve në vend të një rrjeti koordinativ aplikacionesh.

Menuja e re Start gjithashtu ka një fushë kërkimi në krye të saj ku mund të kërkohet jo vetëm aplikacione por edhe direkt në ueb.

Ka një hapësirë aplikacionesh të sugjeruara e cila mund të rekomandojë aplikacione bazuar në programet që përdorni më së shumti si dhe ofron mbështetje për dark mode.

Ndryshimet mund ti shikoni në videon e publikuar nga Windows Central por dizajni i menusë nuk është i përfunduar që do thotë se nuk është punuar për publikun.

Ndërtimi është vetëm për përdorim të brendshëm de nuk ka garanci që këto ndryshime të ndahen me publikun. Por besohet se është menuja e re për sistemin operativ modern të premtuar nga Microsoft. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teleskopi më i madh në botë drejt përfundimit

Lajmet e fundit>