Blog

Kjo është përgjigja e Porsche ndaj Tesla Model X

Mar 6 2018
0 Shpërndarje
Një raport i ngjashëm ekziston edhe mes Mission Sedan dhe Model 3. Cross Turismo ka një rang prej 400 kilometrash, po aq sa Model X. Kjo është përgjigja e Porsche ndaj Tesla Model X

Porsche ka nisur përgatitjet për të luftuar supremacinë e Tesla në botën e makinave elektrike të performancës së lartë.

Perandoria e Elon Musk ka në gjirin e saj disa prej modeleve më të suksesshme dhe më të shpejta të makinave Tesla si Model S, Model X dhe së fundi Model 3.

Ditën e Marte Porsche prezantoi Mission Cross Turismo në Shfaqjen e Automobilave në Gjenevë.

Sipas Porsche, Mission Cross Turismo do të jetë konkurrenti i drejpërdrejtë i Tesla Model X.

Një raport i ngjashëm ekziston edhe mes Mission Sedan dhe Model 3. Cross Turismo ka një rang prej 400 kilometrash, po aq sa Model X.

Megjithatë aktirektura 800-volt e Porsche bën që Corss Turismo të ngarkohet në vetëm 15 minuta, diçka që karikuesi 400-volt i Tesla nuk e arrin dot.

Cross Turismo ka dy motorë elektrikë, një për aksin frontal dhe një për aksin e pasëm. Kështu makina përshpejton 0-100 km/h në 3.5 sekonda dhe 0-200 km/h në 12 sekonda.

Në Shkurt Porsche tha se do të shpenzojë 7.4 miliardë dollarë në makinat elektrike deri në 2022. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>