Harduer

Kjo kompani e padëgjuar më parë prezantoi telefonin e parë në botë me ekran që paloset

Publikuar , 31 Tetor 2018
0
Kjo kompani është e specializuar në ekranet fleksibël dhe jo dosido që po përpiqet të fitojë famë me një telefon të tillë. Kjo kompani e padëgjuar më parë prezantoi telefonin e parë në botë me ekran që paloset

Një kompani shumë pak e njohur u bë e para në botë që lançoi një telefon me ekran që paloset.

Rouyu Technology prezantoi telefonin e quajtur FlexPai ka ekran 7.8-inç dhe është 7.6mm i hollë.

Telefoni ka dy kamera të pasme 16+20-megapiksel dhe bateria karikohet në 80% në 60 minuta.

Kjo kompani është e specializuar në ekranet fleksibël dhe jo kompani dosido që po përpiqet të fitojë famë me një telefon të tillë.

Sipas një insajderi, FlexPai do të ketë procesorin e ardhshëm ende të pazbuluar Snapdragon 855.

Ky i fundit ka publikuar edhe një klik i cili tregon mekanizimin e palosjes së ekranit të telefoni i cili i hapur ngjan me një tablet.

FlexPai del në shitje ditën e nesërme për 1291 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie, 1434 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 256GB memorie dhe 1864 dollarë për modelin 8GB dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dështimet më të mëdha të teknologjisë në 2018-ën

Lajmet e fundit>