Biznes

Kjo shifër tregon sesa popullor është TikTok në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shtator 2020
0
Në një intervistë ekskluzive për Business Insider ditën e Dielë, Waterworth tha se numri i përdoruesve është në rritje të dukshme prej kohësh. Kjo shifër tregon sesa popullor është TikTok në Evropë

TikTok ka mëse 100 milionë përdorues aktivë vetëm në Evropë sipas menaxherit të përgjithshëm të kompanisë për Evropën Rich Waterworth.

Në një intervistë ekskluzive për Business Insider ditën e Dielë, Waterworth tha se numri i përdoruesve është në rritje të dukshme prej kohësh.

“Nuk arrihet dot një shifër prej 100 milionë përdoruesish pa u rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe me ritme të larta,” tha ai.

Sipas Waterworth, rritja e numrit të përdoruesve nuk ka qenë vetëm gjatë izolimit të Covid-19 por përgjatë një periudhe prej mëse 2 vjeçare.

Rritja ka ardhur kryesisht në Evropë. Shifrat u publikuan përpara se kompania të dëbohet në SHBA ku ka 100 milionë përdorues nga 690 milionë total.

Presidenti Trump ka kërcënuar me dëbimin e aplikacionit nëse nuk shitet tek një kompani Amerikane me arsyetimin se përbën kërcënim për sigurinë e vendit.

Përveç numri të përdoruesve TikTok tha se në Evropë ka mëse 1,600 punonjës dhe një investim prej 500 milionë dollarësh do të shkojë për ndërtimin e një qendre të dhënash në Irlandë deri më 2022 e cila do të menaxhojë operacionet e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram Reels bëhen akoma edhe më tepër si TikTok

Tags >

TikTok