Harduer

Kjo statistikë e thjeshtë tregon pse njerëzit preferojnë një iPhone përpara çdo telefoni tjetër

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Janar 2020
0
Gjithashtu nga raportimi mësojmë se 79% e iPad lançuar në katër vitet e fundit kanë të instaluar iPadOS 13. 19% janë në iOS 12 dhe 2% në versione më të hershme. Kjo statistikë e thjeshtë tregon pse njerëzit preferojnë një iPhone përpara çdo telefoni tjetër

Apple postoi një tre mujor rekord fiskal me të ardhura që kaluan 91.8 miliardë dollarët në tre muajt e fundit. E thënë thjeshtë gjatë kësaj periudhe ka pasur më shumë pajisje Apple në duart e konsumatorëve sesa zakonisht.

Sipas të dhënave të fundit që Apple ofroi përmes App Store, iOS 13 është instaluar në 77% të pajisjeve Apple. Versioni i fundit i Apple është i disponueshëm për të gjitha modelet e katër viteve të fundit. Po i njëjti raport tregon se 17% e iPhone ende janë në iOS 12 ndërsa pjesa tjetër që kanë një version iOS më të vjetër është 6%.

Gjithashtu nga raportimi mësojmë se 79% e iPad lançuar në katër vitet e fundit kanë të instaluar iPadOS 13. 19% janë në iOS 12 dhe 2% në versione më të hershme.

Hera e fundit që Apple ofroi informacione ishte Tetori.  Atë kohë iOS 13 ishte instaluar në 55% të pajisjeve duke treguar një rritje të konsiderueshme në tre muajt e fundit. Krahasuar me një vit më parë, është një diferencë e vogël sepse 78% e pajisjeve kishin të instaluar iOS 12.

Vlen të theksohet se pika më e fortë e Apple është më e dobëta për Android i cili sot vuan një fragmentim të madh pavarësisht se është sistemi operativ mobil më i përdorur në botë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sot 36 vite më parë Apple prezantoi pajisjen që do revolucionarizonte industrinë e kompjuterëve