Biznes

Klubet e futbollit bëjnë miliona duke shitur kriptomonedha tek tifozët

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Dhjetor 2021
Socios tha për BBC se ka shitur mes 270 milionë deri në 300 milionë dollarë monedha përmes aplikacionit por nuk zbulon sesa para kanë shkuar për klubet. Klubet e futbollit bëjnë miliona duke shitur kriptomonedha tek tifozët

Klubet e futbollit raportohet të kenë fituar qindra miliona duke shitur kriptomonedha tek fansat.

Një hulumtim i bërë prej BBC zbulon se afro 350 milionë dollarë janë shpenzuar nga fansat në monedha virtuale.

Deri tani pesë ligat e mëdha Evropiane dhe 24 klube të ndryshme kanë lançuar monedhat e tyre për fansat përfshirë 8 klube të Premier League. Shumica e monedhave ofrohen si një kriptomonedhë specifike e një klubi ku monedhat virtuale blihen dhe shiten ndërsa vlera e tyre ndryshon në bazë të sasisë dhe kërkesës.

Disa klube si Manchester City, shesin NFT gjithashtu. Pjesa më e madhe e tyre kanë lidhur marrëveshje me një kompani të quajtur Socios që organizon shitjen e parë dhe më pas transaksionet e monedhave virtuale. Edhe platforma të tjera si Binance dhe Bitci po shtrijnë aktivitetin e tyre.

Socios tha për BBC se ka shitur mes 270 milionë deri në 300 milionë dollarë monedha përmes aplikacionit por nuk zbulon sesa para kanë shkuar për klubet.

Blerësit fillimisht duhet të këmbejnë paratë e tyre në kriptomonedhën e klubit. Lazio, Manchester City, Porto dhe Santos ishin klubet që kanë gjeneruar shitjet më të larta të kriptomonedhave.

Të ardhurat më të larta nga kriptomonedhat i ka siguruar Lazio ndërsa së bashku me kriptomonedhën e Man City kanë rënë më shumë në vlerë.

Ndërsa kriptomonedha e Inter Milan dhe klubit Turk Trabzonspor kanë rritur më shumë vlerë se edhe vetë bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë hardueri ju nevojitet për të instaluar Windows 11?