Harduer

Kodak drejt përfundimit të smartfonit Android, i pajisur me softuerë special për fotografi

Publikuar , 23 Dhjetor 2014
0
Kodak drejt përfundimit të smartfonit Android, i pajisur me softuerë special për fotografi

kodak-630x387Kompania Kodak mund të konsiderohet si një nga kompanitë më të mirënjohura përsa i përket prodhimit të kamerave, por ajo sapo ka njoftuar për një telefon inteligjent në fillim të muajit të ardhshëm, i cili do të jetë i fokusuar më tepër nga fotografia.

Ky smartfon do të vijë i dizenjuar në partneritet me prodhuesit Bullit Group dhe premton një pajisje shumë të lehtë në përdorim edhe nëse nuk jeni një gjeni teknologjie. Smartfoni i ri Android do të ketë të instaluar softuerët e nevojshëm për shkrepjen, ruajtjen dhe printimin e fotografive me një ndërfaqe të thjeshtë dhe unike për përdoruesit. Gjithsesi ende nuk dihet informacioni lidhur me llojin e kamerës dhe rezolucionin e saj.

“Kodak është një nga markat më të njohura në botë. Ajo është një kompani e besuar nga konsumatorët si një emër tjetër për cilësinë dhe inovacionin” ka thënë Oliver Schulte, CEO-ja i Bullitt Mobile. “Ne e kemi marrë këtë trashëgimi dhe do e përdorim për të frymëzuar një sërë pajisjesh të dizenjuara në mënyrë të përkryer të cilat lejojnë përdoruesit të bëjnë fotografi të bukura, ti modifikojnë, ti shpërndajnë, ti ruajnë dhe ti printojnë ato në çast.” përfundon ai. Kompania Kodak është shprehur gjithashtu se në planet e saj, përveç këtij smartfoni, është edhe një tablet si dhe një kamera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Opera 60 vjen me një portofol kriptomonedhash në desktop

Lajmet e fundit>