Lajmet

Kodi i Instagram sinjalizon ardhjen e thirrjeve me audio dhe video

Mar 2 2018
0 Shpërndarje
APK-të (Android application packages) shpeshherë kanë ruajtur në thellësi të tyre informacione rreth funksioneve të pa prezantuar zyrtarisht. Kodi i Instagram sinjalizon ardhjen e thirrjeve me audio dhe video

Një analizë në kodin e Instagram zbulon se në një të ardhme të afërt aplikacioni shumë popullor i fotografisë mund të kryejë audio dhe video thirrje raporton TechCrunch.

Referencat “call” dhe “video call” të zbuluar në kodin e aplikacionit janë referenca të mjaftueshme për të filluar të besojmë se diçka e tillë është plotësisht e mundur.

APK-të (Android application packages) shpeshherë kanë ruajtur në thellësi të tyre informacione rreth funksioneve të pa prezantuar zyrtarisht.

Nëse këto dy funksione bëhen publike, Snapchat përballet një rrezik akoma edhe më madh.

Ky i fundit ofron video thirrje, por janë të vendosura thellë në aplikacion. Ridizajnimi i fundit i Snapchat nuk është pritur mirë gjithashtu duke shkaktuar konfuzion dhe zemërim. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>