Blog

Kodimi do të bëhet “Anglishtja e Re”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Qershor 2019
0
Sapo një hulumtues të ketë në duar një proces të automatizuar të krijimit të imazheve, ai do të gjenerojë sasi të mëdha të dhënash, afro 1,000 imazhe për 1,000 qeliza. Kodimi do të bëhet “Anglishtja e Re”

Tim Treis i cili studion Bioteknologji Molekulare në Universitetin Heidelberg, e di sesa i rëndësishëm është menaxhimi i informacionit.

Pavarësisht nëse po analizojnë sasi të mëdha të dhënash gjeneruar nga një projekt hulumtimi, hulumtuesit kanë nevojë për strategji për menaxhimin e informacionit si dhe për mjete si Mendeley.

Tim thotë se përballë këtij problemi, ose hulumtuesit duhet të shfrytëzojnë ato mundësi që kanë ose të krijojnë zgjidhjet e tyre.

Unë mendoj se në shumë mënyra kodimi ka për tu bërë “Anglishtja e Re” në kërkim, në sensin që kujtdo do ti nevojitet një farë niveli njohurie rreth tij,” tha Ai. “Si hulumtues, dita ditës ne prodhojmë më shumë të dhëna, dhe nëse nuk keni idenë sesi do ti analizoni, atëherë do të humbisni shumë informacione të vyera.

Sigurisht, ka zgjidhje të tjera por në shumë raste do të shikoni që këto zgjidhje kanë nevojë për adaptim për raste të ndryshme kërkimore. Njohuritë rreth kodimit mund të përshpejtojnë kërkimin tuaj nëse dini sesi të transformoni të dhënat që keni në dispozicion.”

Tim thotë se jo çdo hulumtues medoemos duhet të bëhet një programues, por kuptimi i bazave të kodimit, ose thjeshtë njohuritë rreth asaj çfarë është e mundur përmes tij po bëhen dita ditës më të rëndësishme.

Edhe nëse nuk e keni në plan të shkruani ju vetë një kod, ende keni për të pasur nevojë për njohuritë bazike në mënyrë që të diskutoni me hulumtuesit e tjerë në ekip se çfarë keni nevojë realisht.”

Si shembull Tim jep punën e tij. Tim dhe udhëheqësi i tij i projektit aktualisht janë duke ndërtuar një mikroskop të automatizuar inkubatori nga e para. Këto pajisje zakonisht kushtojnë 25,000 deri në 100,000 dollarë duke i bërë të papërballueshme për shumë. Megjithatë në të shumtën e rasteve janë pajisje laboratorike shumë të dobishme për realizimin e eksperimenteve të cilësisë së lartë.

LEXO EDHE:  Elevator Lab: Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Kosovë mbyllin me sukses programin “Sfida Rajonale Elevator Lab 2019”

Me një mikroskop inkubatori hulumtuesit automatikisht mund të krijojnë imazhe të qelizave në brendësi të inkubatorit ku rriten në kushte optimale. Një alternativë tjetër mbetet krijimi i imazheve individualisht duke i hequr nga inkubatori. Kjo do të ishte një punë e madhe e madje edhe me pajisje moderne, qelizat nën mbikëqyrje do të trazoheshin duke cenuar eksperimentin.

Kush do të donte ta bënte këtë?” tha Tim. “Është shumë punë, dhe kërkon që të jesh tek laboratori në intervale specifike përfshirë mesin e natës. Mbi të gjitha të heqësh qelizat nga ambienti optimal do të thotë të cenosh cilësinë e eksperimentin tuaj.

Duke ndërtuar një mikroskop inkubatori me kosto të ulët përbërë nga pjesëza të lira, ekipi shpreson se të gjithë hulumtuesit do të kenë mundësi të realizojnë kërkimet dhe eksperimentet e tyre pa asnjë komprometim.

Sapo një hulumtues të ketë në duar një proces të automatizuar të krijimit të imazheve, ai do të gjenerojë sasi të mëdha të dhënash, afro 1,000 imazhe për 1,000 qeliza.

Si analizohet e gjitha kjo?” pyet Tim. “Mund të rekrutosh disa studentë për të analizuar imazhet por është e vështirë pa një eksperience shpërblyese. Krijimi i një algoritmi për të analizuar imazhet do të thotë se mund të analizoni shumë më tepër të dhëna duke gjeneruar rezultate shumë më të mira.”

Ndërsa njerëzit po krijojnë dita ditës softuerët e tyre që u shërbejnë këtyre qëllimeve, aq më e rëndësishme bëhet një platformë e hapur.

Është diçka do të mirëpritej nga të gjithë hulumtuesit,” beson Tim. “Një platformë e hapur do të kishte një vlerë më vete. Për shembull shumë databaza kanë API të hapura. Nëse një grup hulumtuesisht me një prezencë të kombinuar në Mendeley kanë të gjitha letrat e tyre kërkimore të organizuara së bashku dhe mund ti marrin të bashku po ashtu, do të ishte diçka shumë e çmuar për komunitetin e hulumtuesve.

Tim përdor Mendeley për të organizuar informacionin që i nevojitet në hulumtimet e tij. “Kjo është vlera e një sistemi të hapur. Vendos çdo gjë në Mendeley dhe për arsye se punoj në Chrome, me një të klikuar dhe një shtojcë dhe çdo gjë mbaroi. Mund ta përdorni për të strukturuar informacionet që keni duke krijuar një sistem direktorish në Mendeley kurdo që gjeni diçka që ka të bëjë me kërkimin dhe punën tuaj. Ju kursen kohën e nevojitur për të vizituar disa hapësira për të shikuar në pjesëza të ndryshme hulumtimi.”

LEXO EDHE:  Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Entuziazmi i tij për Mendeley bëri që Tim të bëhej këshilltar i Mendeley si një mënyrë për ti kthyer pas atë që kjo platformë pa pagesë ka bërë për të. “Nëse gjej diçka të dobishme, e ndjej për detyrë ta mbështes dhe në rastin e Mendeley vendosa të ndaj eksperiencën time me hulumtuesit e tjerë,” shpjegon Tim.

Këshilltarët e Mendeley janë një grup prej 5,000+ mbështetësish në 130 vende të botës të cilët përhapin referenca pozitive për platformën.

Në fund të fundit Tim e shikon organizimin e informacionit si një çelës suksesi kur menaxhon sasi të mëdha informacioni. “Ju sugjeroj njerëzve të përdorin teknika për menaxhimin e projekteve siç është Kanban. Ata të ndihmojnë në kërkim por edhe përditshmërinë tuaj. Dhe sugjeroj që njerëzit ti shkruajnë gjërat në mënyrë që të mos i harrojnë.” /ICTSlab

Tags >

Kodim
Lajmet e fundit>