Blog

Koduesja 10 vjeçare krijon lojra për të mësuar fëmijët e tjerë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Maj 2019
0
Samaira Mehta nuk është një 10 vjeçare e zakonshme. Ajo ka koduar që në moshën 6 vjeçare dhe është e dhënë pas inteligjencës. Koduesja 10 vjeçare krijon lojra për të mësuar fëmijët e tjerë

Në “Silicon Valley” të Kalifornisë një 10 vjeçare, koduese e talentuar programesh kompjuterike që nga mosha 6 vjeçare, ka krijuar dy lojra që mund të luhen në tryezën e studimit, me synimin për të mësuar edhe fëmijët e tjerë se si të kodojnë.

Samaira Mehta nuk është një 10 vjeçare e zakonshme. Ajo ka koduar që në moshën 6 vjeçare dhe është e dhënë pas inteligjencës.

artificiale. Ajo është kaq e pasionuar sa krijoi dy lojëra që mund të luhen në tryezë me shpresën që edhe fëmijë të tjerë, kryesisht vajzat, të kenë shansin të mësojnë në këtë fushë. Samaira Mehta është themeluese e lojrave “CoderBunnyz” adhe “CoderMindz”.

“Loja ‘CoderBunnyz’ të mëson konceptet e nevojshme për programimin kompjuterik, që nga bazat më të thjeshta e deri tek konceptet e përparuara të programimit kompjuterik. Ndërsa ‘CoderMindz’ është loja e parë ndonjëherë e inteligjencës artificiale që mund të luhet në tavolinë.”

“Në fillim të lojës organizojmë kartat siç duhet.”

Samaira lindi në botën e teknologjisë. Babai i saj, i cili merret me inteligjencën artificiale në gjigandin ‘Intel’, i tërhoqi asaj vëmendjen vetëm kur ishte 6 vjeçe.

“Babai më tha shtype këtë buton në kompjuter i cili shkruante, shtype këtë nëse je e bukur. Kur e shtypa, shigjeta e mausit u zhduk. U habita dhe pyeta se si bëhet kjo? Kështu më lindi kureshtja për kodimin.”

Monica Mehta është mamaja e 10 vjeçares së talentuar.

“Kjo vajzë ka shumë pasion dhe entuziazëm dhe dëshiron të bëjë një ndryshim që i buron nga zemra.”

Vogëlushja kërkon sidomos të frymëzojë vajzat e tjera.

“Besoj se vajzat nuk përfaqësohen mirë, kryesith në fushën e shkencës dhe teknologjisë.”

Ajo ka bërë prezantime për fëmijët nëpër biblioteka, në firmat Google, Microsoft dhe Intel. Madje është takuar edhe me themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg, përmes një strategjie që vetëm një fëmijë mund ta bëjë.

LEXO EDHE:  Një zbulimi i ri hap rrugën drejt internetit wireless super të shpejtë

“Ai po jepte karamele për festën e Hallouinit kur shkuam tek shtëpia e tij. Patëm një bisedë të shkurtër.”

Aktualisht ajo ka fituar më shumë se 200 mijë dollarë nga shitja e lojërave të saj të tavolinës në mbarë botën dhe ka krijuar një nismë që quhet “Vajzat që Kodojnë”.

“Më pëlqen kodimi dhe inteligjenca artificiale dhe dua të përdor këtë për të bërë mirë për të tjerët.”

Duket se kjo vajzë gjeni është në rrugën e duhur. /VOA

Lajmet e fundit>