Lajmet

Komanda Kibernetike Amerikane i është vënë pas hakerëve Koreano-Veriorë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Gusht 2019
0
Electric Fish lidhet me gripin APT36 të hakimit. Ky grup dallon nga Lazarus i cili u akuzua për hakimin e Sony në 2016-ën dhe ransomware WannaCry sepse fokusohet tek krimet financiare kryesisht duke vjedhur miliona dollarë nga banka të ndryshme në mbarë botën. Komanda Kibernetike Amerikane i është vënë pas hakerëve Koreano-Veriorë

Komanda Kibernetike Amerikane, divizioni motër i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare fokusuar në operacionet ofensive të hakimit dhe të sigurisë, ka publikuar një set mostrash të maluerëve të hakerëve Koreano Veriorë.

Njësia ushtarake në rrjetin social Twitter tha se kishte ngarkuar maluerët në VirusTotal, një databazë e shumë përdorur për kontrollimin e maluerëve.

Nuk është hera e parë që firma ngarkon maluerë në databaza të ngjashme. Përmes rrjetit social Twitter lajmëron ndjekësit se çfarë maluerësh ka ngarkuar. Nga njëra anë ndihmon ekipet e sigurisë të luftojnë kërcënimet shtetërore por nga ana tjetër tregon se ku po fokusohet Komanda Kibernetike me operacionet e saj.

Malueri i ngarkuar quhet Electric Fish nga Qeveria Amerikane. Është një mjet i cili mund të tërheqë të dhëna nga një sistem tek një tjetër duke përdorur një backdoor interneti.

Electric Fish lidhet me gripin APT36 të hakimit. Ky grup dallon nga Lazarus i cili u akuzua për hakimin e Sony në 2016-ën dhe ransomware WannaCry sepse fokusohet tek krimet financiare kryesisht duke vjedhur miliona dollarë nga banka të ndryshme në mbarë botën.

Një raport i fundit thotë se regjimi Koreano-Verior ka vjedhur 2 miliardë dollarë në sulme kibernetike ndërsa vetëm APT36 mëse 100 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka ndërtuar një rrjet celular që përgjonte përdoruesit në Korenë e Veriut

Lajmet e fundit>