Biznes

Komentet e Elon Musk zhysin Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2021
Në këto momente që shkruajmë një bitcoin këmbehet me 44,863 dollarë sipas bursës së Bitstamp. Komentet e Elon Musk zhysin Bitcoin

Elon Musk vazhdon të ndikojë në vlerën e kriptomonedhës më të madhe në botë bitcoin pasi tha ditën e Diele se Tesla mund të ketë ose ka shitur kriptomonedhat që bleu në muajin Shkurt.

Bitcoin ra nën 45 mijë dollarë për herë të parë në tre muaj pas pranoi se Tesla duhet të shesë 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedha që bleu dy muaj më parë.

Në këto momente që shkruajmë një bitcoin këmbehet me 44,863 dollarë sipas bursës së Bitstamp.

Javën e kaluar Musk i hoqi plot 10 mijë dollarë vlerë bitcoin pasi tha se Tesla nuk do ta pranonte si formë pagese për makinat e saj.

Zbulimi i Musk në muajin Shkurt se Tesla ka investuar 1.5 miliardë dollarë në bitcoin dërgoi vlerën e kriptomonedhës në rekorde të papara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë