Lajmet

Komentet në rrjete shoqërore mbrohen nga Liria e Shprehjes

Publikuar , 24 Shtator 2012
0
Komentet në rrjete shoqërore mbrohen nga Liria e Shprehjes

Përdoruesit e internetit që bëjnë komente ofenduese në rrjetet shoqërore nuk duhet të ndiqen penalisht derisa të jetë një shkelje e qartë e ligjit, ka thënë Keir Starmer QC, i cili është drejtor i Ndjekjeve Penale Publike (DPP) në Britaninë e Madhe.

DPP ka paraqitur disa udhëzime në dritën e disa rasteve të fundit, ku disa individë ishin arrestuar pasi kishin bërë në Twitter dhe Facebook gjëra të cilat nga autoritetet vendase u vlerësuan të jenë kërcënime.

Këto përfshijnë rastin e futbollistit Daniel Thomas, i arrestuar në muajin gusht pasi kishte bërë komente homofobike në Twitter për zhytësit e skuadrës olimpike britanike Tom Daley dhe Peter Waterfiled për të cilët Starmer thoshte që ishin “kequdhëzuar”, por megjithatë ai kishte për synim të bënte shaka.

“Kjo ishte, në fakt, një porosi ofenduese në Twitter, e synuar për familjen dhe shokët, që e bëri rrugën e vet në doeminin publik,”- tha Starmer. Në vlerësimin e këtyre dhe rasteve të tjera, duhet të llogaritet gjithmonë konteksti. “Nuk ishte pjesë e fushatës, nuk ishte synuar që të fyente të tjerët dhe Thomas e largoi atë në mënyrë të arsyeshme shpejt dhe kishte shprehur keqardhje,”- shtoi ai.

Megjithëse Akti për Komunikime i vitit 2003 e kishte bërë atë si fajtor për të dërguar ofendime të këtilla, kjo ishte nisur për të mbuluar ata që kishin për qëllim kërcënime ose nxitje. Vetë ofendimi nuk ishte pistë e mjaftueshme për ndjekje penale. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi Edge i bazuar në Chrome publikohet online

Lajmet e fundit>