Biznes

Komisionerja Evropiane për Konkurrencën bën thirrje për frenimin e Big Tech

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Maj 2022
Vestager, e cila ka gjobitur me miliarda euro kompanitë si Google, Apple, Amazon dhe Meta, tha se ekzistonte një dakordësi mes vendeve të botës lidhur me shqetësimet e ngritur ndaj platformave dixhitale. Komisionerja Evropiane për Konkurrencën bën thirrje për frenimin e Big Tech

Shefja e Komisionit Evropian për konkurrencën dhe arkitektja e rregulloreve të cilat frenuan gjigantët Amerikanë të teknologjisë bëri thirrje ditën e Enjte për një qasje globale ndaj Big Tech për të parandaluar kompanitë të përfitojnë nga hendeqet rregullatorë që ekzistojnë.

Vestager, e cila ka gjobitur me miliarda euro kompanitë si Google, Apple, Amazon dhe Meta, tha se ekzistonte një dakordësi mes vendeve të botës lidhur me shqetësimet e ngritur ndaj platformave dixhitale.

“Debati nuk është më një temë e nxehtë mes rregullatorëve por ka edhe vëmendjen e plotë politike,” tha ajo gjatë një konference në Gjermani.

Vestager bëri thirrje që autoritetet në vende të ndryshme të botës të punojnë së bashku në këtë drejtim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 10 vjen në Evropë dhe SHBA tre muaj pas Kinës