Blog

Komisionerja Evropiane për konkurrencën tha se abuzimi me të dhënat ka treguar anën e errët të teknologjisë

Publikuar , 27 Dhjetor 2018
0
Gjatë 2018-ës institucioni që ajo drejton gjobiti me 4.3 miliardë euro Google për monopolin Android. Komisionerja Evropiane për konkurrencën tha se abuzimi me të dhënat ka treguar anën e errët të teknologjisë

Abuzimi me të dhënat ka errësuar potencialin e teknologjisë tha Komisionerja Evropian për Konkurrencën.

Në një intervistë për BBC, Margaret vestager kritikoi gjigandët e teknologjisë për keqpërdorimin e të dhënave dhe mos respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Ajo tha se vitin e ardhshëm do të merren masat edhe më të ashpra për mbrojtjen e të dhënave.

Gjatë 2018-ës institucioni që ajo drejton gjobiti me 4.3 miliardë euro Google për monopolin Android.

Ky vit ishte ai i skandaleve si Cambridge Analytica ku detajet e 87 milion përdoruesve ekspozuan. Gjithashtu Facebook, Twitter dhe YouTube janë përdorur nga Rusia për të manipuluar votuesit në Perendim.

Me hyrjen në fuqi të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale GDPR në Evropë njërëzit fituan më shumë të drejta dhe më shumë kontroll mbi informacionet e tyre personale.

Vestager është pozitive për të ardhmen dhe thotë se në 10 vitet e ardhshme mund të bëhet shumë më tepër sesa bëjmë sot nëd rejtim të transparancës dhe aksesit të të dhënave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin vuan por jo Litecoin

Lajmet e fundit>