Lajmet

Komisioni Europian merr masa për përmirësimin e Wi-Fi

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
Komisioni Europian merr masa për përmirësimin e Wi-Fi

Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Komisioni Europian është mësuar se 71% e trafikut wireless përbëhet nga lidhjet Wi-Fi.

Ky rezultat mbështetet së tepërmi nga përhapja e madhe e smartfonëve dhe tabletave, përdoruesit e të cilëve përdorin Wi-Fi për të përfunduar veprime të ndryshme on line.

Neelie Kroes, zv.Presidente e Komisionit Europian është shprehur se Wi-Fi është një ndër sukseset më të rëndësishme të njerëzimit dhe se çdo njeri në Europë duhet të ketë mundësinë të përfitojë nga Interneti kudo që të jetë në shtëpi ose në punë.

Duke qenë se Wi-Fi është një prej shërbimeve esenciale për realizimin e komunikimit dhe transferimit të të dhënave, Kroes ka propozuar marrjen e disa masave për të përballuar rritjen e kërkesës.

– Zgjerimi i spektrit të Wi-Fi nga 5150 MHz në 5925 MHz.

– Përmirësimi i frekuencave mobile nga 2.6 GHz në 3.5 GHz.

– Reduktimi i ngarkesës administrative gjatë implementimit të shërbimeve dhe rrjeteve periferike në vendet publike. (PCWorld Albanain)

wifi eu

LEXO EDHE:  Çipet e reja Wi-Fi të Qualcomm mund të transmetojnë deri në 10Gbps

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>