Biznes

Komisioni Evropian aprovon blerjen e operator kabllor Ballkanik United Group nga BC Partners

Publikuar , 19 Dhjetor 2018
0
United ofron televizor, telefoni fikse, telefoni mobile dhe internet broadband në Serbi, Slloveni, Bosnje, Malin e Zi dhe Maqedoni përmes kompanive Serbia Broadband, Telemach dhe Total TV. Komisioni Evropian aprovon blerjen e operator kabllor Ballkanik United Group nga BC Partners

Komisioni Evropian aprovoi blerjen e grupit kabllor United nga firma private BC Partners.

Edhe pse BC Partners është aksioneri kryesor i operatorit satelitor Intelsat, Komisioni tha se kjo nuk përbën kërcënim për konkurrencën.

Aprovimi i marrëveshjes krijon një marrëdhënie të re mes grupit United dhe shërbimit satelitor Intelsat.

Prej vitesh grupi United ka përdorur shërbimin e Intelsat për të dërguar TV në shtëpitë e konsumatorëve.

Komisioni Evropian tha se nuk përbën shqetësim marrëveshja sepse Intelsat nuk ka pozita dominuese në Evropë ndërsa shërbimet e internetit kabllor dhe TV të United Grup ka disa rivalë në tregjet përkatëse.

United ofron televizor, telefoni fikse, telefoni mobile dhe internet broadband në Serbi, Slloveni, Bosnje, Malin e Zi dhe Maqedoni përmes kompanive Serbia Broadband, Telemach dhe Total TV.

Rrjeti i kompanive kalon përmes 1.8 milion shtëpive dhe gjeneron 500 milion euro çdo vit nga 3.67 milion abonentë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në fshehtësi Slack aplikon për tu bërë kompani publike

Lajmet e fundit>