Biznes

Komisioni Evropian bllokon blerjen e fundit të Google

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Gusht 2020
0
Hetimi i autoriteteve Evropiane do të përmbyllet më 9 Dhjetor. Fitbit lançuar në 2009 ka 30 milionë përdorues aktivë dhe ka shitur mëse 100 milionë pajisje deri më sot. Komisioni Evropian bllokon blerjen e fundit të Google

Komisioni Evropian do të nisë një hetim në shkallë të gjerë ndaj tentativës së Google për të blerë Fitbit.

Lajmi kërcënon përpjekjen e Google për të blerë kompaninë e pajisjeve të fitnesit dhe vjen pasi Google muajin e kaluar tha se nuk do të përdorte të dhënat e Fitbit për shënjestrimin me reklama.

Google ra dakord të blinte kompaninë vitin e kaluar për 2.1 miliardë dollarë. Komisioni është i shqetësuar se marrëveshja do të forcojë akoma edhe më tepër pozitat dominuese të Google në tregun e reklamimit.

Hetimi i autoriteteve Evropiane do të përmbyllet më 9 Dhjetor. Fitbit lançuar në 2009 ka 30 milionë përdorues aktivë dhe ka shitur mëse 100 milionë pajisje deri më sot.

Megjithatë gjendet pas gjigantëve si Apple, Xiaomi, Samsung dhe Huawei në bazë të shitjeve sipas firmës analitike IDC.

Vitin e kaluar postoi 132 milionë dollarë humbje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google integron shërbimin e komunikimit Meet në aplikacionin Gmail