Biznes

Komisioni Evropian hetim ndaj marrëveshjes Nvidia-ARM

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Tetor 2021
Zyrtarët thanë se gjiganti i teknologjisë ka ofruar koncensione për të adresuar shqetësimet e autoriteteve. Komisioni Evropian hetim ndaj marrëveshjes Nvidia-ARM

Komisioni Evropian ka hapur hetime ndaj blerjes së kompanisë Britanike të dizajnit të çipeve ARM nga Nvidia. Marrëveshja prej 40 miliardë dollarësh u përmbyll në Shtator.

Megjithatë autoritetet janë të shqetësuar se Nvidia mund të kufizojë aksesin në teknologjinë e ARM e cila fuqizon pjesën më të të smartfonëve në mbarë botën.

Zyrtarët thanë se gjiganti i teknologjisë ka ofruar koncensione për të adresuar shqetësimet e autoriteteve.

Megjithatë komisioni ende ka dyshime serioze rreth marrëveshjes e cila mund të reduktojë zgjedhjen, inovacionin dhe të rrisë çmimet për konsumatorët.

Nvidia tha është gati të ofrojë çfarë i kërkohet për të adresuar shqetësimet dhe vijuar me integrimin e ARM.

Afati i fundit kur komisioni do të vendosë është data 15 Mars 2022 nëse marrëveshja është e pastër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  RTX 3080 Ti vjen në Prill me 12GB RAM