Lajmet

Komisioni Evropian merr në pyetje Libra

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Tetor 2019
0
Por rregullatorët kanë shpresuar për një marrëveshje në nivel Evropian. Lajmi vjen pak ditë pasi PayPal u tërhoq nga projekti Libra i Facebook. Komisioni Evropian merr në pyetje Libra

Nuk janë thjeshtë bankat qendrore të cilat po marrin në pyetje Facebook për kriptomonedhën Libra.

Financial Times raportoi se Komisioni Evropian i ka dërguar disa pyetje rrjetit social Facebook për Libra përfshirë rreziqet që kriptomonedha posedon ndaj stabilitetit financiar dhe privatësisë së të dhënave.

Dyshimet nga Komisioni Evropian janë ngritur edhe për aftësinë e kompanisë për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Zyrtarët ngritën pyetje edhe për mënyrën sesi Libra do të menaxhojë rezervat. Por kjo nuk do të thotë se Libra duhet të refuzohet. Disa politikanë Evropianë kanë argumentuar pro parave virtuale falë pagesave të thjeshta që bëhen.

Por rregullatorët kanë shpresuar për një marrëveshje në nivel Evropian. Lajmi vjen pak ditë pasi PayPal u tërhoq nga projekti Libra i Facebook.

Ndërsa rrjeti social nuk pret që një situatë e ngjashme të përsëritet, kombinimi i rrethanave e ka bërë më të vështirë të ardhmen e Libra. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin ngjitet mbi 8,000 dollarë, pikën më të lartë që prej 2 muajsh