Blog

Komisioni Evropian do të vendosë për fatin e akuzave ndaj Google muajt e ardhshëm

Publikuar , 23 Maj 2017
0
Gjigandi i motorit të kërkimit më popullor në planet ka qenë në shënjestrën e Komisionit Evropian të paktën që nga 2010-ta Komisioni Evropian do të vendosë për fatin e akuzave ndaj Google muajt e ardhshëm Photo Source: Reuters

Autoritetet Evropiane do të vendosin “muajt e ardhshëm” nëse Google ka abuzuar me pozitat dominuese në kërkimin në internet dhe me Android-in u shpreh një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

Gjigandi i motorit të kërkimit më popullor në planet ka qenë në shënjestrën e Komisionit Evropian të paktën që nga 2010-ta pas debateve që ngjalli favorizimi i shërbimit të saj të blerjeve në kurriz të rivalëve në Google.com.

Vitin e kaluar një front i ri u hap, Komisioni akuzonte Google për abuzime me Android-in. E pastaj erdhi goditja e tretë, akuza se Google ka bllokuar reklamat e rivalëve në platformën e saj Google Adsense.

“Në muajt e ardhshëm ne do të dalim me një përfundim për rastet e Google, Google Search, AdSense dhe më interesantja Android,” tha Tommaso Valletti në një konferencë për shtyp në Universitetin e Oksfordit.

Disaherë Komisioni Evropian ka akuzuar Google se mund të gjobitet me 10% të të ardhurave vjetore. Alphabet, kompania mëmë e Google, ka një xhiro vjetore prej 90 miliard dollarësh.

Google vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se inovacionet e saj kanë rritur mundësitë e zgjedhjes për miliona konsumatorë Evropianë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google pushon 48 punonjës, 13 prej tyre drejtues të lartë

Lajmet e fundit>