Biznes

Komisioni Evropian vendos më 18 Tetor për fatin e marrëveshjes Microsoft-GitHub

Sep 17 2018
0 Shpërndarje
Kjo është blerja më e madhe e Microsoft që nga marrëveshja 26 miliardë dollarëshe me Linkedin në 2016-ën. Komisioni Evropian vendos më 18 Tetor për fatin e marrëveshjes Microsoft-GitHub

Autoritetet Evropiane do të vendosin më 19 Tetor nëse blerja e GitHub nga Microsoft nuk përbën kërcënim për konkurrencën e lirë.

Blerja më e fundit e Microsoft shihet si përpjekje e gjigantit të softuerit për të forcuar pozitat përballë Amazon dhe biznesit të tij të informatikës cloud.

Komisioni Evropian do të japë verdiktin për këtë blerje ditën e Premte nëse do të aprovojë ose jo blerjen me apo pa koncensione.

GitHub është faqja më e madhe në botë e hostimit të kodit me 28 milion zhvillues të regjistruar.

Kjo është blerja më e madhe e Microsoft që nga marrëveshja 26 miliardë dollarëshe me Linkedin në 2016-ën.

Shefi ekzekutiv Satya Nadella ka adresuar shqetësimet e komunitetit të GitHub të cilët i tremben favorizimit të produkteve të Microsoft në kurriz të rivalëve.

Ai ka premtuar që GitHub do të mbetet një platformë e hapur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>