Biznes

Komiteti i Bazelit: Kriptoasetet janë kërcënim për stabilitetin financiar global

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2019
0
Kriptoasetet gjithashtu kanë vlerë që luhatet shumë dhe ekspozojnë bankat përballë mashtrimit dhe financimit të terrorizmit. Komiteti i Bazelit: Kriptoasetet janë kërcënim për stabilitetin financiar global

Rritja e kriptoaseteve si Bitcoin përbëjnë kërcënim për stabilitetin financiar global pavarësisht niveleve të ulëta të ekspozimit tek lojtarët kryesorë të tregut paralajmëroi Komiteti i Bazelit.

Kriptoasetet nuk janë një formë e besueshme e zëvendësimit të parasë dhe jo vetëm që nuk mund tu besohet por as nuk ruajnë dot vlerë paralajmëroi autoriteti global financiar ditën e Mërkure.

Komiteti i Bazelit tha se ndërsa bankat aktualisht janë ekspozim të vogël dhe shumë të limituar përballë kriptoaseteve, ata duhet të përmirësojnë menaxhimin e rrezikut dhe procesin e zbulimit që të minimizohet rreziku.

Kriptoasetet gjithashtu kanë vlerë të paqëndrueshme që luhatet shumë dhe ekspozojnë bankat përballë mashtrimit dhe financimit të terrorizmit.

Autoriteti tha se është duke u koordinuar me borde të tjera globale dhe Bordin e Stabilitetit Financiar për të përmirësuar menaxhimin e ekspozimit përballë kriptoaseteve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Largimi i 80% të fuqisë punëtore të Bitmain është lajm i keq për Bitcoin Cash dhe Litecoin

Lajmet e fundit>