Biznes

Kompania Amazon bëhet më e vlefshme se Alphabet

Mar 21 2018
0 Shpërndarje
Ndërkohë, aksionet e kompanisë Alphabet kanë qëndruar kryesisht në vend, ose 1.095,80 dollarë për një aksion, me një vlerë të kompanisë në treg 761.42 miliardë dollarë. Kompania Amazon bëhet më e vlefshme se Alphabet

Kompania Amazon është bërë të martën më e vlefshme se Alphabet, kompania mëmë e Google, që është hera e parë prej kur vlen kapitalizimi i tregut.

Ndryshimet e fundit, kanë bërë Amazon-in të renditet si kompania e dytë më e madhe në botë, pas Apple. Amazoni mbylli mbrëmjen me 1.586,51 dollarë për një aksion, që është një rritje me 2.7 përqind nga një ditë më parë, ndërkophë që vlera e kompanisë në treg ka shkuar në 768 miliardë dollarë.

Paralelisht me këtë, pasuria e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos tashmë peshon mbi 130 miliardë dollarë. Ndërkohë, aksionet e kompanisë Alphabet kanë qëndruar kryesisht në vend, ose 1.095,80 dollarë për një aksion, me një vlerë të kompanisë në treg 761.42 miliardë dollarë.

Të dy kompanitë e lartpërmendura, akoma renditen shumë prapa kompanisë Apple, e cila ka mbetur kompania më e vlefshme në botë që nga viti 2012, me një vlerë aktuale të kapitalit prej 889.17 miliardë dollarë. Investitorët besojnë se njëra nga këto tri kompani do të jetë kompania e parë, me një vlerë trilionëshe të kompanisë. /AA

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>