Lajmet

Kompania Amazon sjell linjën e saj të produkteve për fëmijë

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Kompania Amazon sjell linjën e saj të produkteve për fëmijë

398ade4e63227976c185bb2cdcb9a2e670f8e93eGjiganti i tregtisë online Amazon ka lançuar të enjten linjën e produkteve për fëmijët e vegjël duke hapur kështu “një luftë të drejtpërdrejtë” me shitësit aktual të këtyre produkteve.

Amazon tha se ofertat e para të linjës Amazon Element do të përfshijnë pelena dhe letra të lagura për fëmijët e vegjël dhe me një çmim tepër konkurrues. Por duhet të theksojmë se kjo linjë është vetëm e disponueshme për abonentët Prime që kanë një abonim 99 $.

Ato që do të përfitojnë më shumë nga këto produkte të reja do të jenë me siguri anëtaret e grupit Amazon Mom. Amazon deklaroi se kjo linjë do të ofrojë produkte të cilësisë së lartë dhe do të informojë konsumatorin për origjinën e produktit dhe materialet përbërës. Çmimet fillestare për anëtarët e privilegjuar e bëjnë një pako me pelena 10 $ më shtrenjtë se ato të markës Huggies, por 27% më të lirë se Seventh Generation.

Amazon po bën përpjekje për ti shtyrë blerësit të bëhen pjesë e grupit Prime ku ata do të përfitojnë oferta dhe ulje të ndryshme. Një anëtar i Prime mund të shohë e të dëgjojë një numër të palimituar videosh e këngësh duke qenë se kjo kompani bashkëpunon me Nteflix dhe Spotify. Në disa zona të caktuar Prime gjithashtu ofron dërgesa brenda ditës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ethereum rritet me 85%, afrohet përditësimi Constandinople

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>