Harduer

Kompania Asus do të lëshojë pajisjen Google TV

Publikuar , 05 Janar 2013
0
Kompania Asus do të lëshojë pajisjen Google TV

Google TVGoogle ka lajmëruar që kompania Asus do të zbuojë një produkt Google TV në CES 2013, që është përfolur të jetë kutia Qube.

Asus tradicionalisht njihet si prodhuesi i PC-ve, por do t’iu bashkohet partnerëve të rinj Hisense dhe TCL duke lëshuar produktet Google TV në vitin 2013.

Google thotë që bashkëpunëtorët e tanishëm LG, Vizio dhe Sony po ashtu do t’i kenë produktet e tyre në këtë shfaqje.

LG tashmë ka paraqitur hollësi që produktet Google TV do t’i paraqes në televizionet GA7900 dhe GA6400 që do të kenë 3D dhe një ndërfaqe të përditësuar të Google TV-së.

Google thotë që tani janë më tepër aplikacione duke ardhur.

Shfaqja e Konsumerisë Elektronike (CES) do të mbahet më 8-13 janar 2013 në Las Vegas dhe është shfaqja më e madhe e teknologjisë në botë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei shpëton, ja vendimi i papritur i Trump

Lajmet e fundit>