Lajmet

Kompania e hostimit të uebfaqeve goditet nga hakerët të cilët vjedhin informacionet e 14 milionë përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Gusht 2019
0
Sipas Hostinger databaza API ruante afro 14 milionë rekorde konsumatorësh. Kompania numëron mëse 29 milionë konsumatorë. Kompania e hostimit të uebfaqeve goditet nga hakerët të cilët vjedhin informacionet e 14 milionë përdoruesve

Hostinger tha se është detyruar të ndryshojë fjalëkalimet  e përdoruesve si një masë parandaluese pasi mësoi rreth një aksesi të paautorizuar në databazën e kompanisë e cila përmbante miliona informacione të konsumatorëve.

Thyerja e sigurisë ndodhi të Enjten. Kompania përmes një postimi në blog lajmëroi konsumatorët e saj rreth sulmit. Hakerët kanë arritur të aksesojnë sistemet pa pasur nevojë për emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet duke ndërhyrë në databazën API.

Kjo e fundit përmbante emrat e përdoruesit të konsumatorëve, fjalëkalimet dhe adresat e e-mailit.

Sipas Hostinger databaza API ruante afro 14 milionë rekorde konsumatorësh. Kompania numëron mëse 29 milionë konsumatorë.

Konsumatorët e prekur tashmë janë lajmëruar përmes adresës së e-mail-it për të ndryshuar fjalëkalimet. Sipas Hostinger të dhënat financiare nuk janë prekur e as skedarët e uebsajteve dhe të dhënat e tyre të hostuara në serverët e Hostinger.

Kompania tha se është në kontakt me autoritetet përkatëse pas incidentit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Humbet sinjalin celular, pak minuta më vonë mëson se i ishin vjedhur 1 milion dollarë

Lajmet e fundit>