Lajmet

Kompania e mësimit online Coursera, lançon një aplikacion për Android

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Kompania e mësimit online Coursera, lançon një aplikacion për Android

education-786x305Kompania e mësimit online Coursera më në fund ka lëshuar një aplikacion për Android. Ky lançim vjen vetëm tre muaj pasi u bë lëshimi i aplikacionit të kësaj kompanie për iOS, që ishte aplikacioni i vet i parë mobil dhe që pritet të ndihmojë kompaninë drejt ofrimit të qasjes së lirshme në edukim falas në mbarë botën. Coursera për Android – që ishte vërejtur së pari nga Android Police – është i ngjashëm me aplikacionin për iOS. Që të dy janë dizajnuar për t’i mbajtur studentët të angazhuar me 600 e më tepër kurse në shërbim, që ofrohen nga më tepër se 100 institucione edukative, duke përfshirë këtu Stanford-in dhe Yale-n.

Përdoruesit e Android-it mund të regjistrohen në kurse, të ndjekin ligjëratat ose t’i ruajnë për t’i shikuar offline dhe mund të menaxhojnë përmbajtjen e tyre nga aplikacioni. Coursera përqendrohet që të arrijë tek studentë nga e mbarë bota dhe kështu aplikacioni për Android vjen në 12 gjuhë, duke përfshirë këtu anglishten, kinezishten, spanjishten dhe rusishten.

coursera-android-730x385Coursera e ka mbajtur aplikacionin e vet për iOS të thjeshtë që të jetë i këndshëm dhe i lehtë për t’u përdorur dhe këtë qasje e ka përdorur edhe për aplikacionin e vet për Android. Para pak ditësh është hapur edhe kursi masiv i hapur online në gjuhën shqipe, Almooc, në të cilin mund të mësoni për momentin matematikë, gjuhë angleze dhe programim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Futbollisti i famshëm mbyll Twitter dhe Instagram

Lajmet e fundit>