Harduer

Kompania e njohur për laptopët gaming prezanton modele për krijuesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2021
Me çdo program dedikuar krijimtarisë, këto laptopë nuk duhet të kenë asnjë problem. Kompania e njohur për laptopët gaming prezanton modele për krijuesit

MSI është një kompani e cila njihet për prodhimin e laptopëve të rangut të lartë dhe specifikisht për gaming. Megjithatë linja më e fundit e laptopëve shkon për krijuesit dhe është sinjal i qartë për Apple dhe modelet MacBook Pro.

Laptopët MSI ka specifika të çmendura të cilat mund të përballojnë editim video, dizajn grafik, animacione dhe çdo që mund të hidhni në drejtim të tij.

Sigurisht këto specifika kanë një kosto të latë dhe modeli i ri Creator Z16 ka çmim fillestar prej 2,599 dollarësh.

Z16 ka ekran 120Hz 16:10 me prekje dhe rezolucion QHD+. MSI premton se laptopi i ri do të mbulojë 100% të gamës së ngjyrave DCI-P3. Janë dy modele të disponueshme, dhe secili ka një kartë grafike RTX 3060 dhe 32GB RAM.

Në varësi të modelit që zgjidhni mund të merrni një model 1TB me procesor i7-11800H ose 2TB me procesor i9-11900H.

Me çdo program dedikuar krijimtarisë, këto laptopë nuk duhet të kenë asnjë problem e madje me RTX 3060 mund të luani edhe lojërat moderne me performancë të kënaqshme.

MSI kishte menduar edhe për një variant i cili rivalizon drejtpërdrejtë MacBook. Creator M16 ka ekran QHD+ por vetëm kartë grafike RTX 3050 Ti dhe procesor Core i7. MSI Nuk dha çmimin për këtë model por do të jetë shumë më pak sesa Creator Z16.

Laptopi i tretë e i fundit zbuluar sot ishte Creator 17. Ky laptop vjen me ekran vibrant Mini LED me shkëlqim 1,000 nits, procesor Core i9 dhe grafika RTX 3080. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp tërhiqet nga ndryshimi i politikave të privatësisë