Harduer

Kompania e procesorëve për smartfonët zbulon çipet për laptopët

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Dhjetor 2021
Qualcomm thotë gjithashtu se 8cx Gen 3 ka 60% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar. Kompania e procesorëve për smartfonët zbulon çipet për laptopët

Qualcomm ka vendosur të zgjerojë linjën e çipeve ARM për Windows dhe Chromebook me platformat e reja 8cx Gen 3 dhe 7c+ Gen3 3. Për më tepër kompania thotë përdoruesit mund të luajnë lojëra me çipin Snapdagon G3x Gen 1.

Snapdragon 8cx Gen 3 i cili mbështetet tek gjenerata e kaluar Gen 2, është platforma e parë 5-nanometër për kompjuterët sipas Qualcomm dhe dizajnuar për laptopët super të hollë dhe ma ventilatorë procesori.

Kalimi në 5-nanometër sipas kompanisë është përmirësuar ndjeshëm performanca e bërthamave Kryo duke mbajtur të njëjtat nivele konsumi të energjisë me Gen 2.

Kompania pretendon se çipet kanë 85% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar dhe një raport performancë për vat 60% më të lartë sesa çipet x86.

Së bashku me 5G dhe Wi-Fi 6/6E, platforma ofron jetëgjatësi baterie disa ditore, një kamër të përmirësuar dhe funksione audio të avancuara.

Qualcomm thotë gjithashtu se 8cx Gen 3 ka 60% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar.

Sa i përket Snapdragon 7c+ Gen 3, platforma e dizajnuar për kompjuterët dhe Chromebookët e rangut të ulët. Madje sjell teknologjinë 5G në mmWave dhe nën-6Ghz falë modemit Snapdragon X53 5G. Qualcomm thotë se 7c Gen 3 ka 40% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar.

Për të treguar platformën Qualcomm bashkëpunoi me Razer për të ndërtuar një pajisje gaming me ekran 6.65-inç OLED 120hz dhe HDR 10-bit.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel synon të bëhet përsëri kompania lider e çipeve

Tags >

Qualcomm