Biznes

Kompania e prodhimit të makinave elektrike do të ndërtojë zona prodhimi dhe inxhinierike në Athinë

Mar 5 2018
0 Shpërndarje
Biznesi i prodhimit të makinave elektrike të Muskut është një histori suksesi për diasporën greke, pasi tre nga krijuesit më të mëdhenj të Teslës mbajnë diploma nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës. Kompania e prodhimit të makinave elektrike do të ndërtojë zona prodhimi dhe inxhinierike në Athinë

Elon Musk mund të ketë plane për të pushtuar Marsin, por për momentin në planetin Tokë ai po zgjeron
arritjet e tij në Athinë, duke hapur një zonë industriale të quajtur Tesla Greece.

Biznesi i prodhimit të makinave elektrike të Muskut është një histori suksesi për diasporën greke, pasi
tre nga krijuesit më të mëdhenj të Teslës mbajnë diploma nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës.

Planet e Tesla për vendin fqinj kanë një potencial aq të madh sa që kreu i Shoqatës së Sipërmarrësve
Grekë, Vasilis Apostolopoulos, deklaron se do të ofrojë falas fabrikën e tij industriale si një terren për
testimin e produkteve të reja Tesla.

Duke iu drejtuar delegatëve në forumin ekonomik vjetor të Delphi, Apostolopoulos tha: “Për 10 vitet e ardhshme unë do të jap, me kosto zero për kompaninë e Musk, fabrikën time industriale jashtë Korintit në mënyrë që Greqia të jetë në krye të inovacionit global.”

Duke mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të Athens Medical Group, një kompani private lider në shërbimet mjekësore, ai deklaroi gjithashtu se do të ofronte siguracion mjekësor të plotë për një vit për të gjithë punonjësit e Teslës në Greqi.

Përveç pikave në Angli, Holandë dhe Gjermani, Tesla nuk është e përhapur në Evropë dhe sipas disa
zërave, prezenca në Greqi do të shërbejë edhe si pikë lidhjeje me Evropën Juglindore. /CIO Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>