Blog

Kompania e shërbimit të pagesave Square teston shitblerjen e Bitcoin

Publikuar , 16 Nëntor 2017
Investitorët tradicional ende e shohin bitcoin si një flluskë financiare tejet spekulative dhe mund një ditë mund të bjerë në kolaps. Kompania e shërbimit të pagesave Square teston shitblerjen e Bitcoin

Kompania e njohur e pagesave Square lajmëroi ditën e Mërkure se disa prej konsumatorëve të saj mund të blejnë dhe të shesin bitcoin përmes aplikacioni Cash si pjesë e një testimi i cili nëse përfundon me sukses do të ishte një tjetër sinjal pozitiv për monedhën kriptografike e cila është rritur me 7 herë këtë vit.

Institucionet kanë qëndruar larg bitcoin, monedha e parë kriptografike dhe më e madhja për nga vlera e tregut, pavarësisht se kjo e fundit sot vlen shumë më tepër sesa monedhat tradicionale.

Por Square, një kompani e njohur për teknologjinë e saj me të cilën tregtarët kryejnë transaksionet pa një regjistër fondesh, thotë se konsumatorët e saj kanë shfaqur interes për monedhat kriptografike.

Investitorët tradicional ende e shohin bitcoin si një flluskë financiare tejet spekulative dhe mund një ditë mund të bjerë në kolaps.

Legjitimiteti i monedhës jo radhë herë është vënë në dyshim nisur nga përdorimi i saj nga “Rruga e Mëndafshit,” një treg online i zi për shitjen e drogërave.

Dhjetëra bursa të monedhës kriptografike janë mbyllur në Kinë, ndërsa banka qendrore Ruse kishte paralajmëruar ndalimin e uebfaqeve për tregtimin e kriptomonedhave.

Shefi ekzekutiv i JP Morgan Chase e quajti bitcoin një mashtrim. Asnjë prej këtyre ngjarjeve nuk i ka ndaluar investitorët të blejnë bitcoin.

Lajmi më i bujshëm ishte ai i CME Group, i cili tha se në fund të këtij viti do të niste adoptimin e bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një programuesi i kanë ngelur dy tentativa për të zhbllokuar 240 milionë dollarë në Bitcoin