Biznes

Kompania Franceze e telekomunikacionit Iliad lançon më 21 Qershor operatorin e katërt celular në Itali

Publikuar , 18 Maj 2018
0
Ky konfirmim vjen pak ditë pasi CEO i Iliad Italia Benedetto Levi tha për Corriere della Sera se operacionet e kompanisë do të nisin në Verë. Kompania Franceze e telekomunikacionit Iliad lançon më 21 Qershor operatorin e katërt celular në Itali Photo Source: Reuters

Kompania Franceze Iliad do të lançojë operatorin e saj Italian më 21 Qershor bëri të ditur kompania gjatë publikim të raportit të parë financiar për këtë vit.

“Debutimit zyrtar i markës Iliad në Itali është çështje javësh,” shprehej CEO i ri Thomas Reynaud.

Ky konfirmim vjen pak ditë pasi CEO i Iliad Italia Benedetto Levi tha për Corriere della Sera se operacionet e kompanisë do të nisin në Verë.

Ekipi i Iliad do të rritet në 1,000 punonjës. Ai gjithashtu zbuloi se operatori do të investojë në 5G dhe është i interesuar në marrë pjesë në tenderin e ardhshëm për bandat 700 Mhz, 3.6-3.8 ghz dhe 26.5-27.5 Ghz. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia RTX 2080 vjen javën e ardhshme

Tags >

Iliad
Lajmet e fundit>