Harduer

Kompania Google përgatit veturën e saj automatike për të gjitha rrugët e qytetit

Publikuar , 29 Prill 2014
0
Kompania Google përgatit veturën e saj automatike për të gjitha rrugët e qytetit

Iconic_image_for_city_streets.0_standard_640.0Ka kaluar një kohë që kur Google së fundi ofroi përditësime për veturën që shëtit automatikisht dhe tani është duke dhënë hollësi se si ka shkuar projekti gjatë një viti e gjysmë.

Projekti tani është i përqendruar në aftësinë e veturës për të udhëtuar përgjatë qyteteve – jo vetëm nëpër rrugë boshe, e cila gjë kërkon që vetura të jetë në gjendje të ndjejë dhe të konsiderojë çdo gjë nga ndërveprimet komplekse e deri tek kalimtarët nëpër rrugë. Google thotë që kjo lloje veture tani mund të detektojë “qindra objekte të ndryshme” përnjëherë, duke përfshirë shenjat e ndalimit dhe shenjat për kthesa.

Vetura që ecën vetë është në gjendje që t’iu adaptohet ndryshimeve në rrugë. Në një video Google tregon se si vetura mund të detektojë shtigjet e mbyllura dhe automatikisht të fillojë të shkojë përgjatë një shtegu të hapur, ose të shohë një veturë të parkuar në kënd dhe të lëviz më me kujdes në shtegun e vet që të mos e godas atë. Këto testime kanë ndodhur në Mountain View të Kalifornisë. Mbi të gjitha, automjetet e Google deri tani kanë udhëtuar 700 mijë milje në rrugë – nga 300 milje sa kishin udhëtuar deri në gusht të vitit 2012.

Google thotë që ka kaluar një rrugë të gjatë përgjatë atyre miljeve. “Mijëra situata në rrugët e qytetit që do të na godisnin neve dy vite më parë tani mund të navigohen në mënyrë autonome,” shkruan në një postim në blog drejtori Chris Urmson. Ursmson sugjeron që vetura do të jetë e kufizuar në vendet që mund të udhëtojë.

Përpara se të kalojë në një tjetër qytet, Urmson shkruan që së pari ka nevojë të mësohet që të kalojë edhe më tepër rrugë në Moutain View, e që më pas të jetë gati për testim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shefi i inteligjencës artificiale pranë Facebook na mëson tre gjëra rreth të ardhmes së IA

Tags >

Google
Lajmet e fundit>