Biznes

Kompania HTC me 91 % humbje

Publikuar , 08 Janar 2013
0
Kompania HTC me 91 % humbje

Humbjet e HTC-së vazhduan të hënën kur përfitimet nga kjo ndërmarrje gjatë tremujorit të katërt pësuan rënie me 91 për qind falë shitjeve të pakta në tregun amerikan.

Ndërmarrja arriti një fitim gjatë tremujorit të katërt prej 34.4 milionë dollarë, që është vlera më e ulët për këtë ndërmarrje që nga viti 2004, por ende tejkalon parashikimet e analistëve të cilët parashikuan 23 milionë dollarë fitime.

Përfitimet gjatë tremujorin të tretë të kësaj ndërmarrjeje kanë shënuar rënie me 79 për qind. Ky është tremujori i pestë i njëpasnjëshëm me përfitime më të ulëta.

Ndërmarrja është duke vuajtur një prapësim në përfitime që filloi në tremujorin e katërt gjatë vitit 2011.

Përpara kësaj, HTC kishte pasur rritje të shumta dhe përfitime rekord.

Sipas IDC-së, prania e përgjithshme e pajisjeve të ndërmarrjes gjatë tremujorit të katërt të vitit 2012 ishte 4% në krahasim me 10.3 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohore në vitin 2011.

Sfiduesit si Samsung (31.3%) dhe Apple (15%) “vodhën” pjesën e tregut të cilën HTC e posedonte. (PC World Albanian)

HTC

LEXO EDHE:  Shërbimi i muzikës online Pandora shitet për 3.5 miliardë dollarë

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>