Lajmet

Kompania Kia do të integrojë Google Maps dhe Places në makinat e veta

Publikuar , 04 Janar 2013
0
Kompania Kia do të integrojë Google Maps dhe Places në makinat e veta

Kia Motors America ka nënshkruar një marrëveshje me Google sipas së cilës bie dakord të integrojë përmbajtjen e Google dhe zgjidhjet e bazuara në kërkimet në të tek shërbimet e saj elektronike UVO. Kia-UVO-Google

Makina e parë që do të prodhohet do të jetë Kia Sorento, ndërkohë që karakteristikat e para janë instruksionet gjatë ngasjes së makinës si dhe vendndodhja POI e mundësuar nga Google Maps dhe Google Places.

Përdoruesit do të kenë mundësi gjithashtu të dërgojnë një POI apo një destinacion tek makina e tyre duke përdorur aplikacionin për smartfonë.

Ata do të mund të gjejnë ofertat më të mira të Kia-s duke përdorur Google Places si dhe të kontrollojnë sistemin e navigimit përmes komandave me zë.

“Falë popullaritetit dhe lehtësisë së përdorimit të Google Maps, përdoruesit mund të jenë të sigurt në teknologjinë dhe informacionin që u ofrohet”,-shprehet Henry Bzeih, drejtor i programeve të makinave dhe shefi e strategjisë së teknologjisë në KMA.

Pas Sorento, e cila pritet të dalë në shitje gjatë tremujorit të parë të 2013-s, Kia planifikon të prezantojë shërbimet elektronike UVO edhe në modele të tjera të linjave të saj, përfshi 2014 Forte Sedan. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rënia e shitjeve të tabletëve një trend mese 4 vjeçar

Lajmet e fundit>