Biznes

Kompania Kineze Ctrip blen Skyscanner për 1,74 miliard dollar

Publikuar , 24 Nëntor 2016
0
Kompania Kineze Ctrip blen Skyscanner për 1,74 miliard dollar

skyscanner-1000x600Ctrip.com, kompania më e madhe online e udhëtimeve në Kinë, tha ditën e Mërkure se do të blejë uebsajtin turistik Skyscanner për 1,7 miliard dollar.

Aksionet e Ctrip u rritën menjëherë më 9.2% në 44.75 dollar.

Skyscanner, një produkt i irritimit të CEO-s Gareth Williams gjatë kërkimit të biletave me kosto të ulët, u ofron përdoruesve krahasim të çmimeve nga sajte të ndryshme udhëtimesh për fluturime, hotele dhe makina me qira.

Uebsajti tashmë u shërben mëse 60 milion përdoruesve aktivë në muaj në 30 gjuhë të ndryshme. Kompania u vlerësua me 1.6 miliard dollar në Janar.

Ctrip tha se ekipi menaxhues do të vijojë të jetë i tillë edhe pas blerjes. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook hedh hapin e parë drejt integrimit me Instagram dhe WhatsApp

Lajmet e fundit>