Harduer

Kompania Logitech lançon tastierën e re

Publikuar , 11 Tetor 2012
0
Kompania Logitech lançon tastierën e re

Tastierat me membrana nuk krahasohen kurrë me tastierat mekanike. Butonat e tastierave mekanike kanë një klikim më të mirë, dhe fal shumë butonave që ndodhen atje.

Fansat e këtyre llojeve kanë shansin të marrin një tastierë, me një performancë të lartë, nga Logitech të quajtur G710+.

Logitech deklaron se butonat kanë një ndërtim të brendshëm, që ul zhurmën që krijohet nga tastierat e zakonshme, që përgjithësisht është e padurueshme në orët e vona të natës.

Pra kjo do të thotë se ju mund të luani natën me orë të gjata dhe në mëngjes pa zgjuar askënd në shtëpinë tuaj.

Tastiera e re iu është nënshtruar një cikli të gjatë testimesh

Forca e shtypjes është rreth 45g në një distancë prej 4mm, e cila sipas Logitech është thjesht për shtypje komandash të shpejta.Logitech thotë se G710+ i është nënshtruar një procesi torturues testimi me një cikël të vlerësuar prej 50milion klikimeve të tasteve.

G710+ ka një dritë të pasme LED, e cila ju lejon juve të rregulloni një nga katër nivelet e ndriçimit, gjithashtu ju mund të rregulloni dhe dritën e tasteve WASD dhe atyre të shigjetave, veçmas nga tastet e tjera të tastierës. Logitech G710+ do të jetë në dispozicion në dhjetor për 150$. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”Abgjjqvn0UU”]

LEXO EDHE:  Njihuni me dy telefonët e ZTE me kamera të pazakonta

Lajmet e fundit>