Lajmet

Kompania më e “zgjuar” në krijimin e lojrave.

Publikuar , 25 Shtator 2012
0
Kompania më e “zgjuar” në krijimin e lojrave.

Ekzistojnë shumë lojra në treg që përveç temës së tyre kryesore që mund të jetë: aksion, aventurë, horror, FPS, Role-Playing, kanë dhe një pjesë tjetër që ka të bëjë me zgjidhje enigmash dhe misteresh, por që gjithsesi zënë një pjesë të vogël në përmbajtjen e lojës dhe nuk janë shumë të vështira.

Por është një kompani zhvillimi dhe publikimi lojrash që tematika kryesore e tyre është zgjidhja e enigmave dhe mistereve. Po cila është kjo kompani?

The Adventure Company, është një kompani zhvillimi dhe publikimi lojrash ku historia e çdo njërës prej tyre bazohet në zgjidhjen e mistereve të ndryshme dhe shumë të vështira që kjo kompani ka integruar në të. Lojrat e The Adventure Company janë të zhanrit aventurë dhe horror. Disa prej tyre janë dhe më pamje në vetë të parë (First Person View), por përgjatë historisë së tyre lojtari duhet të zgjidhë misteret brënda saj në mënyrë që të vazhdojë të ecë në vijën e lojës.

Ka lojra të tilla që për të përmbushur një mision duhet të dëgjosh nota muzikore apo dhe të shohësh një pikturë dhe të shohesh çdo detaj më të vogël të saj, duke filluar që nga vetë piktura dhe duke vazhduar me historinë rreth saj dhe piktorit.

Shumë prej lojrave të kësaj kompanie nuk përfundohen pasi vështirësia e tyre është jashtë normales, dhe kërkon një përqëndrim të madh dhe një zgjuarsi mbi nivelin e normales. Lojra të tilla si Nibiru, Keepsake, Next Life, Jack the Ripper apo Agatha Christie janë nga më të vështirat për t’u mbaruar duke patur enigma të tilla që kërkojnë njohuri të mira nga fusha të ndryshme si: biologjia, kimia, historia, astronomia, matematika dhe fizika.

LEXO EDHE:  iPhone XR do të jetë më i suksesshëm sesa iPhone XS thotë analisti shquar

Këto lojra gjithashtu janë shumë të mira për të rinjtë duke qenë se kanë një tematikë totalisht ndryshe dhe u shërbejnë atyre të zhvillojnë përqëndrimin mendor dhe analitik, dhe të jenë më të aftë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që ata mund të kenë. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>