Harduer

Kompania pas TikTok ka në plan një smartfon

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Maj 2019
0
Spekulimet nuk përfshinin specifika e as një datë debutimi por themeluesi i kompanisë prej kohësh ëndërron një smartfon me markën e ByteDance. Kompania pas TikTok ka në plan një smartfon

Kompania pas TikTok, ByteDance, ka ambicie të cilat shkojnë përtej aplikacioneve të komunikimit dhe atyre të muzikës.

Sipas Financial Times kompania po punon në një smartfon. Pajisja do të zhvillohej nga kompania e blerë së fundi Smartisan dhe do të vinte me aplikacionet e ByteDance.

Spekulimet nuk përfshinin specifika e as një datë debutimi por themeluesi i kompanisë prej kohësh ëndërron një smartfon me markën e ByteDance.

Sesi do të pritet ky smartfon mbetet për tu parë. Megjithatë telefonët e ardhura nga kompanitë e internetit kanë dështuar duke qenë se janë më të përqendruar tek ofrimi i shërbimeve dhe jo i një eksperience të mirë përdoruesi.

Marrim shembull Fire Phone të Amazon i cili ka humbur nga sytë tanë kjo sepse Amazon glorifikonte dyqanin e aplikacioneve dhe jo telefonin. HTC First mori bekimin e Facebook por jo të përdoruesve. Në të dy rastet kemi dy kompani të cilat injorojnë problemet harduerike.

Si do të shkojë për ByteDance mbetet për tu parë. Kompania po rritet me shpejtësi dhe ka filluar të ofrojë disa shërbime edhe pse jo aq popullore sa TikTok. Gjithashtu ky telefon me shumë gjasa është i destinuar për Kinën dhe jo Amerikën e Veriut apo Evropën.

Mali që ByteDance ka në plan të ngjisë nuk ka për të qenë i lehtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Canvas është një aplikacion vizatimi dhe shënimesh

Tags >

TikTok
Lajmet e fundit>