Harduer

Kompania që ndërton procesorët për smartfonët Android shet një smartfon

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Korrik 2021
Është një ide interesante deri diku e pakuptimtë sepse nuk bën asgjë ndryshe nga smartfonët e tjerë kur flitet avantazhimin që duhet ta karakterizojë si teknologji e Qualcomm. Kompania që ndërton procesorët për smartfonët Android shet një smartfon

Qualcomm, kompania pas procesorëve Snapdragon që gjenden thuajse në të gjithë telefonët tanë Android, ka vendosur të ndërtojë smartfonin e vet.

Në bashkëpunim me Asus ka ndërtuar një pajisje që e quan Smartphone for Snapdragon Insiders, dhe kushton 1,500 dollarë. Siç edhe emri e sugjeron, nuk është një smartfon për të gjithë por për komunitetin e Snadragon Insider që Qualcomm e lançoi vitin e kaluar.

Është një ide interesante deri diku e pakuptimtë sepse nuk bën asgjë ndryshe nga smartfonët e tjerë kur flitet avantazhimin që duhet ta karakterizojë si teknologji e Qualcomm.

Specifikat janë ato që presim nga një smartfon flagship: Ekran 6.78-inç 144Hz OLED, Snapdragon 888, 16GB RAM, 512GB memorie dhe Android 11. Bateria prej 4,000 mAh nuk është ndërsa bateritë me kapacitetin më të lartë por teknologjia Qualcomm Quick Charge 5 me 65W duhet ta karikojë në pak minuta.

Në pjesën e pasme janë tre kamera 64-megapiksel parësore, 12-megapiksel ultra-wide dhe 8-megapiksel telefoto 3X. Qualcomm thotë se kanë cilësinë e një kamere profesionale.

Smartfoni del në shitje për, 1,499 dollarë në Gusht në SHBA, Kinë, Britani dhe Gjermani. Gradualisht do të shitet në më shumë vende të botës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qualcomm sjell më të mirën e smartfonëve tek laptopët